Përveç Zukës që paralajmëruam, Makedonija GJ.P morri edhe një tjetër futbollistë të Renovës!

Fisnik Zuka i është bashkuar Makedonija GJ.P në Mavrovë, duke konfirmuar në këtë mënyrë lajmin e para 4 ditëve të “infOSport.mk”, për transferimin e tij te skuadra shkupjane, që këtë vit do të na prezantojë në Ligën e Konferencës, edhe atë duke filluar nga turi i dytë eliminatorë përballë gjigandëve bullgar të CSKA Sofjes.

Mirëpo Zuka nuk është emri i vetëm që i bashkohet skuadrës së Muharem Bajramit nga ekipi i Renovës, që është pranë tërheqjes nga Liga e Parë.

Bashkë me të sezonin e ri fanellën e Makedonija GJ.P do ta mbajë veshur edhe sulmuesi kolumbian, Perez Mena, i cili te Renova kishte arritur janarin e vitit 2021-të nga rradhët e skuadrës kolumbiane të Llaneros FC.

Me Renovën Xhon Edy Mena Perez në Ligën e Parë Futbollistike të vendit ka regjistruar 44 paraqitje, duke realizuar vetëm 1 gol. (infOSport.mk)

Leave a Reply