Ronaldo i gatshëm për të firmosur me Bajernin e Munihut!

Portugezi Kristiano Ronaldo është kthyer në çështje gjatë kësaj merkatoje te Mançester Junajtedi. “Luzitani” kaloi një sezon në Angli, por dështimi i “djajve të kuq” për të qenë pjesë e Ligës së Kampionëve, ka bërë që CR7 të kërkojë ndryshim të ambientit.

Trajneri i ri i Junajtedit, Erik ten Hag ka bërë me dije se Kristiano është pjesë e planeve të tij dhe se nuk ndodhet në shitje.

Mirëpo në anën tjetër gazetari Fabricio Romano tregon se agjenti i portugezit Zhorge Mendesh po mundohet ta transferojë atë te Bajerni i Munihut, skuadër kjo që gjatë kësaj merkatoje transferoi edhe yllin e Liverpullit, Sadio Mane.

Gjithçka mbetet për t’u parë tashmë, pasi edhe Ronaldo ka munguar në stërvitje te Junajtedi.

Leave a Reply