Pas dorëheqejes së presidentit Zuka nga Gjilani, flet trajneri shkupjan, Zekirja Ramadani

Dorëheqja e donatorit kryesor, Florim Zuka nga ekipi i Gjilanit, bashkë me kryesinë e klubit,  ka krijuar mjegull edhe rreth strategut shkupjan, Zekirja Ramadnai, i cili skuadrën gjilanase e udhëhoqi në vetëm dy ndeshje zyrtare, ato të Ligës së Konferencës, kundër FK Liepaja.

Pas këtyre ndodhive të fundit te skuadra e Gjilanit, “Gazeta Express” ka kontaktuar me shkupjanin, Ramadani, i cili nuk ka qenë në gjendje të flasë diçka më konkretisht.

I pyetur nëse do të vazhdojë të jetë trajner i Gjilanit, Ramadani ishte përgjigjur: “Para 10 minutave e mora lajmin, tash menjëherë me të tregu nëse do të vazhdoj apo jo nuk është korrekte ndaj klubit të Gjilanit dhe ndaj presidentit ose ish-presidentit. Tani për momentin nuk kam nevojë të jap ndonjë deklaratë. Nuk është as momenti as koha për të dhënë një deklaratë”.

Ramadani si trajner i Gjilanit është prezantuar më datë 7 qershor të këtij viti, kur erdhi vetëm pasi u nda me skuadrën e Egnatias nga Superliga shqiptare. Në njoftimin e klubit të Gjlanit thuhej se me Ramadanin kishin nënshkruar kontratë dy-vjeçare me mundësi vazhdimi.

Leave a Reply