Sedlloski: Premtoj se nuk do të dorëzohemi aq lehtë

FC Shkupi gjatë ditës së sotme është nisur drejt Zagrebit, aty ku nesër mbrëma do të përballet me Dinamo Zagrebin në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.

Ekipi “bardhekaltër” nga Çairi tashmë ka kryer edhe stërvitjen zyrtare të zhvilluar në stadiumin “Maksimir”, ndërsa paraprakisht trajneri Sedlloski kishte folur për këtë ndeshje shumë të rëndësishme.

“Sigurisht që me skuadrën e Dinamos kam shumë kujtime si ish futbollist i kësaj skuadre, por tani jam në anën e F.C Shkupit dhe them se nuk do të dorëzohemi aq lehtë.  Sa kam arritur ti përcjell ata luajnë futboll të hapur, andaj duhet të kemi kujdes, ne do të japim më të mirën nga ana jonë gjatë gjithë ndeshjes për të arritur një rezultat pozitiv” – u shpreh trajneri i FC Shkupit Goce Sedlloski në konferencën për shtyp të organizuar për gazetarë.

Ndeshja midis Dinamo Zagrebit dhe FC Shkupit nesër në Maksimir do të startojë në ora 21:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply