Sezoni 2022/23, ja ku dhe kur zhvillohet derbi i madh Shkëndija-FC Shkupi

Me 7 gusht edhe zyrtarisht do të hap siparin sezoni i ri futbollistik 2022/23 në Ligën e Parë të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Xhiroja e parë nuk është se solli ndonjë ndeshje derbi, ndërsa derbi i parë i vërtetë i këtij sezoni midis dy skuadrave pretendente për titull, Shkëndijës dhe FC Shkupit do të zhvillohet me datë 17 shtator në stadiumin e qytetit të Tetovës.

Sa i përket takimit të dytë të këtij edicioni midis këtyre dy ekipeve, që do të zhvillohet në Çair, i njëjti në program është me datë 19 shkurt të vitit 2023. (infOSport.mk)

Leave a Reply