Sezoni 2022/23, kampionët e nisin nga Kavadari, Shkëndija mirëpret Skopjen, Struga TL nikoqir i Pobedës

Sezoni i ri në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, në të cilën FC Shkupi do të tentojë të mbrojë titullin e kampionit të vitit të kaluar, do të startojë me datë 7 gusht, njofton “infOSport.mk”.

Kësisoj sot në ambientet e Federatës së Futbollit vendor, u hodh edhe shorti për ndeshjet e këtij sezoni, ndërsa xhiroja e parë nuk është se do na sjellë ndonjë ndeshje derbi.

Kampionët e FC Shkupit do ta nisin sezonin me transfertën në Kavadar kundër Tikveshit, derisa Shkëndija e Tetovës do të mirëpret Skopjen.

Skuadra e Struga Trim Lum që ka bërë disa lëvizje të bujshme gjatë këtij sezoni, do ta nis me ndeshjen si vendas kundër Pobedës, ndërsa në lagjen e Gjorçe Petrovit, Makedonija GJ.P e Muharem Bajramit do të mirëpret Renovën e Qatip Osmanit.

Një përballje interesante pritet të jetë edhe ajo midis Ak.Pandev dhe Bregallnicës, ndërkohë Sileksi i rikthyer në mesin e më të mirëve do të jetë nikoqir i Rabotniçkit. (infOSport.mk)

LPFMV – Sezoni 2022/2023
Xhiroja e Parë
Tikveshi 07 gusht FC Shkupi
Shkëndija 07 gusht Skopje
Struga Trim Lum 07 gusht Pobeda
Makedonija Gj.P 07 gusht Renova
Sileksi 07 gusht Rabotniçki
Akademia P. 07 gusht Bregallnica

Leave a Reply