Ndiqeni momentet më të bukura nga ndeshja më e bukur e FC Shkupit në Europë (VIDEO)

FC Shkupi edhe pse në rolin e autsajderit mbrëmë në ndeshjen e parë të turit të dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve kundër gjigandëve kroat të Dinamo Zagreb, nga kryeqendra kroate u rikthye me një barazim të madh 2:2, që i la përshtypje edhe opinionit sportiv kroat, pas gjithë asaj që ndodhi në terrenin e gjelbër, por edhe në tribuna, ku pavarësisht numrit shumë më të vogël në krahasim me tifozët vendas të Dinamos, momentet e tyre i kishin edhe “Shvercerat” që i dhanë hijeshinë këtij barazimi të skuadrës nga Çairi, shkruan “infOSport.mk”.

FC Shkupi kaloi në avantazh pas 25 minutave lojë, kur një super pasim të gjatë nga ana e Alvarez, braziliani Ignacio Kueven e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë, duke shënuar për 1:0.

Kur priteshe fundi i pjesës së parë dhe fërshëllima e arbitrit kryesor, në skenë te skuadra e Dinamo Zagreb, doli shqiptari Arijan Ademi, i cili me kokë shënoi një gol të bukur për barazim të rezultatit në 1:1.


GOLAT NGA NDESHJA DINAMO ZAGREB – FC SHKUPI 2:2, MUND TI NDIQNI KËTU. 


Ky rezultat ishte valid deri në minutën e 85-të, që më pas të realizohen dy gola e fundit të këtij takimi mjaft interesant.

Ishin kroatët që shënuan të parët, duke avansuar për herë të parë në këtë ndeshje përballë FC Shkupit, kur sërish Ademi ishte ndër protagonistët, duke pasuar para zonës së portierit Naumovski për bashkëlojtarin e tij Bruno Petkoviç, i cili nuk e pati të vështirë që nga afërsia të shënojë për 2:1 në favor të Dinamo Zagrebit.

Ky gol solli festë në mesin e futbollistëve vendas, por edhe grupit të tifozëve “BBB”, mirëpo që për fatin e tyre të keq, FC Shkupi reagoi shumë shpejtë dhe vetëm dy minuta më pas u kundërpërgjigjë me anë të xhamajkanit, Renaldo Cephas, i cili me një parabolë arriti të shënojë një gol të bukur për rezultat përfundimtarë, Dinamo Zagrebi 2, FC Shkupi 2.

Është ky një rezultat aktiv për skuadrën e Goce Sedlloskit dhe një paralajmërim i bukur që arena “Todor Proeski” në Shkup të stërmbushet dhe të shohim edhe një spektakël tjetër.

Kujtojmë skuadra fituese nga kjo përballje në rethin e tretë të Ligës së Kampionëve, me shumë gjasa do të luaj kundër bullgarëve të Ludogorets, që mbrëmë në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues, mundën ekipin irlandez të Shamrok me rezultatin e thellë 3:0. (infOSport.mk)

Leave a Reply