Shaqiri: Në Letoni për të nxjerr rezultat pozitiv

Shkëndija gjatë ditës së sotme do të zhvillojë ndeshjen e parë të turit të dytë eliminatorë në kuadër të Ligës së Konferencë, ku për kundërshtarë do të ketë ekipin e Valmiera nga Letonia, njofton “infOSport.mk”.

Trajneri i “kuqezinjëve”, Artim Shaqiri në konferencën e zakonshme për shtyp pranoi se Valmiera është një kundërshtarë i panjohur, por që e ka analizuar shumë mirë, ashtu që beson se ekipi i tij në këtë transfertë mund të nxjerrë një rezultat pozitiv.

Është ndeshje e re që për ne është shumë e vlefshme. Ekipi i Valmieras është një kundërshtar ndoshta i panjohur, por që e kemi analizuar mirë. Ne do të japim më të mirën nga ana jonë që të nxjerrim maksimumin dhe të nxjerrim rezultat pozitiv, pasi që këto ndeshje janë eliminatore dhe kanë vlerën e vet. Ekipi mesiguri do të jep maksimumin dhe do të kryejë detyrat e dhëna nga stafi teknik” – tha Artim Shaqiri.

Ndeshja midis Valmieras dhe Shkëndijës starton në ora 17:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply