UEFA dënon Dinamon dhe FC Shkupin! Shkas, brohoritjet e përbashkëta të tifozëve të tyre, “BBB” dhe “Shvercerat”, “Vrite serbin”! (VIDEO)

Mbrëmë në stadiumin “Maksimir” në Zagreb, përveç spektaklit në fushë që dhuruan futbollistët e Dinamo Zagreb dhe FC Shkupit, një spektakël tjetër dhuruan në tribunat e stadumit edhe dy tifo grupet “Bed Blu Bojs” dhe “Shvercerat”, të cilët deri në momentet e fundit nuk ndaluan duke përkrahur skuadrat e tyre të zemrës, shkruan “infOSport.mk”.

Megjithatë duke pasur parasysh konfliktet e fundit në Ballkan dhe mentalitetin tonë, këto dy tifo grupe për një moment dolën nga vetja, duke përdorur brohoritje nacionaliste, e ku në qendër ishin serbët.

Në një video të shkurtër, dëgjohen brohoritjet  e tyre të përbashkëta, “Vrite, vrite serbin”.

Duke pasur parasysh se UEFA dënon ashpër brohoritjet nacionaliste nëpër stadiume, është më se e qartë se do të pasojnë dënime për të dyja klubet ballkanase, që me 26 korrik në Shkup do të luftojnë për një vend në turin e tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve.

Kujtojmë ndeshja e mbrëmshme në “Maksimir” u mbyll me shifrat e barabarta, 2:2. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply