20 mijë tifozë në “Todor Proeski”, mediat kroate: Dinamo Zagrebin e pret “ferri” në Shkup sonte

Skuadra e FC Shkupit sonte do të përballet me Dinamo Zagrebin në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, ndeshje kjo e vlefshme për turin e dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Europian, shkruan “infOSport.mk”.

Nga tabori i skuadrës shkupjane pohojnë se deri më tani janë shitur diku rreth 20 mijë bileta, por gjithsesi se deri në fillimin e takimit në ora 21:00 pirtet të shiten edhe disa mijëra bileta, duke bërë që të pranishëm në shkallët e stadiumit në Shkup të jenë më shumë se 20 mijë tifoz.

Një gjë e tillë ka shkaktuar “frikë” edhe tek mediat kroate, më konkretisht te e famshmja “index.hr”, që shkruan se Dinamo Zagrebin sonte në Shkup e pret “ferri”. “Dinamon sonte e pret ferr – 20 mijë tifozë në stadium”, – shkruan “Index.hr”.

Kujtojmë ndeshja e parë e zhvilluar në Kroaci në stadiumin “Maksimir” në Zagreb, u mbyll me shifrat 2:2, ashtu që sonte patjetër duhet të kemi fitues.

Skuadra fituese nga kjo përballje në turin e tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve me shumë gjasa do të përballet me bullgarët e Ludogorets, që në ndeshjen e parë mundën irlandezët e Shamrok Rovers me shifrat 3:0, ndërsa pikërisht këta të fundit do të jenë kundërshtarë të skuadrës humbëse, mirëpo këtë herë në turin e tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës. (infOSport.mk)

Leave a Reply