Formacionet zyrtare, FC Shkupi-Dinamo Zagreb

Duke filluar nga ora 21:00 në arenën “Todor Proeski” do të zbresin dy skuadrat ballkanase, FC Shkupi dhe Dinamo Zagreb, njofton “infOSport.mk”. Shorti deshi që këto dy skuadra të respektuara të takohen që në turin e dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, teksa në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Maksimir” në Zagreb kishin barazuar me shifrat 2:2.

Pikërisht ky rezultat ka mobilizuar tifozët shkupjan, që në numër sa më të madh të ndjekin këtë ndeshje, në të cilën trajnerët e të dyja skuadrave, Goce Sedlloski i FC Shkupit dhe Ante Çaçiq i Dinamo Zagreb kanë përzgjedhur edhe 11-shet e tyre me të cilat do të tentojnë të marrin më të mirën nga kjo ndeshje, ku njëra prej skuadrave do të kualifikohet për në raundin e tretë të Ligës së Kampiponëve.

Më poshtë mund të shihni edhe formacionet e të dyja skuadrave, me Sedlloskin që ka bërë vetëm një ndryshim në krye të sulmit për dallim nga ndeshja e parë, ku në vend të Danfa, do të luaj xhamajkani Cephas, autori i golit të dytë të barazimit në ndeshjen e parë në Zagreb. (infOSport.mk)

Leave a Reply