Sidrit Gurri largohet nga Shkëndija! Ka akord paraprak me Partizanin

Sidrit Gurri pavarësisht paraqitjeve të mira këtë edicion me Shkëndijën në ndeshjet e Konferencë Ligë, mund të largohet nga skuadra tetovare, pasi i njëjti ka arritur akord që në muajin qershor me skuadrën e Partizanit të Tiranës, përcjellë “infOSport.mk”.

Edhe pse mungon një konfirmim nga ana e faqes zyrtare të skuadrës shqiptare, një gjë e tillë nuk mungon në një nga faqet tjera në “facebook” të afërta me Partizanin, siç është “Partizani Fan Club”.

Këta të fundit në një postim të bërë që gjatë ditës së djeshme, ndër të tjerash shkruajnë:


🚨𝐄𝐊𝐒𝐊𝐋𝐔𝐙𝐈𝐕𝐄 : “Zgjohet” Partizani,akord paraprak me Sindrit Gurin.

✍🏻Partizani ka bërë goditjen e madhe në merkato duke arritur akordin me sulmuesin që po shkelqen me Shkëndijen e Tetovës në ndeshjet para eleminatore të Conference League.

🔴𝐏𝐑𝐀𝐏𝐀𝐒𝐊𝐄𝐍𝐀𝐓 — Drejtuesit e Kuq dhe sulmuesi shkodran Sindrit Guri kanë arritur akordin që në muajin qershor por vendosi të luaj edhe në ndeshjet e Conference League me skuadrën tetovare dhe pas aventurës europiane me Shkëndijën sulmuesi do ti bashkohet “Demave” të Kuq.

Por gjithashtu egziston një llojë “frike”sepse duke parë situaten e mirë që po kalon skuadra e Shkëndijës në Conference League dhe në rast të një kalimi në grupe skuadra tetovare mund ta tundojë me një ofertë më të mirë por gjithashtu edhe dëshira e lojtarit do të ishte të luante në këto lloj kompeticionesh,ndonëse i ka dhënë fjalën Klubit tonë.


Sidrit Guri së bashku me Doriev me nga dy gola të shënuar rezultojnë të jenë futbollistët më efikas të Shkëndijës në garat europiane, aty ku Shkëndija do ë luaj në turin e tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës, këtë herë ndaj suedezëve të AIK Stokholm.

Guri ka luajtur titullar në të gjitha 4 ndeshjet e deritanishme të Shkëndijës në Europë, mirëpo në asnjërën prej tyre nuk ka luajtur deri në fund.

Kujtojmë Shkëndija gjatë kësaj merkatoje siguroi edhe shërbimet e reprezentuesit të Maqedonisë, Vlatko Stojanovski, i cili mund të zëvendësojë Gurin, në rast se ky i fundit vërtetë ka ndonjë marrëveshje paraprake me Partizanin e Tiranës, aty ku rolin e drejtorit sportiv po e luan, Elton Martini. (infOSport.mk)

Leave a Reply