Jeton Beqiri braktis Bylisin dhe vazhdon karrierën në Arabinë Saudite!

Vetëm 4 ditë para startit të sezonit të ri në Superligën shqiptare vjen një lajm bombastik nga Ballshi. Trajneri që inkuadroi skuadrën e tyre, Bylisin, në mesin e më të mirëve në futbollin shqiptarë, Jeton Beqiri, largohet, pasi i njëjti do të vijojë karrierën në Arabinë Saudite.

Gjithçka është rregulluar rreth klubit të tij të ardhshëm, mirëpo për shkak vizës, është vonuar nisja e tij drejt Arabisë Saudite, aty ku strategu tetovar do të përfitojë shumë më shumë nga ana financiare, nga ajo që merrte të Bylisi.

Me Beqirin në krye, edicionin e kaluar, Bylisi i’a doli të sigurojë vendin e parë në Kategorinë e parë, ndërsa pikërisht puna e tij e sinqertë, por mbi të gjitha e suksesshme, bënë që presidenti Besnik Kapllanaj, të mos e pengojë atë në karrierën e tij.

Në garë për stolin e Bylisit, janë tre emra: Gentian Mezani, Emanuel Egbo dhe Arjan Bellai, me këtë të fundit që shihet si favorit.  Bellai së fundmi kishte punuar në Greqi, ku kishte drejtuar skuadrat si Apollon Larisa dhe Kallamata, ndërsa gjithashtu kishte qenë edhe trajner edhe i Kombëtares shqiptare U-19 në vitet 2015-2016.

Sipas të gjitha gjasave, në seancën e nesërme drejtuesit e klubit do të prezantojnë para ekipit trajnerin e ri, Bellai, i cili ka qenë edhe i pranishëm në tribunën e stadiumit “Adush Muça” në testin që Bylisi luajti me Tiranën të shtunën.

Leave a Reply