Shkëndija sot përballë Skopjes për të marrë 3 pikët e plota

Sote me fillim në ora 17:00 në Stadiumin e Qytetit në Strugë Shkëndija dhe Skopje do të zhvillojnë ndeshjen e mbetur të xhiros së parë, e cila u shty për shkak të pjesëmarrjes së “kuqezinjëve” nga Tetova në garat evropiane.

Pas barazimit të dielën ndaj Sileksit, “kuqezinjtë” do të futen në fushën e gjelbër për të regjistruar fitoren e parë në sezonin e ri garues.

Shkëndija dhe Skopje në kuadër të ligës së parë gjatë historikut ndërmjet veti kanë zhvilluar gjithsej 10 ndeshje, nga të cilat “kuqezinjtë” kanë shënuar 7 fitore, ndërsa 3 përballje kanë përfunduar me barazim.

Hera e fundit që kuqezinjtë u përballën me Skopjen ishte ndeshja e muajit mars të këtij viti, kur në cilësinë e mysafirit Shkëndija fitoi me rezultatin 0:2, me golat që asokohe i shënuan Mensalao dhe Shala.

 

Leave a Reply