E bujshme, Ballkani i prish punë Partizanit, transferon ish sulmuesin e Shkëndijës!

Ballkani mbrëmë në Shkup regjistroi një fitore shumë të madhe ndaj FC Shkupit, duke hapur rrugën drejt fazës së grupeve për në Ligën e Konferencës, raporton “infOSport.mk”.

Ndërkohë përpos këtij rezultati historik, klubi nga Suhareka po punon edhe në tregun e transferimeve.

Burime të “FrontOnline mësojnë ekskluzivisht se Ballkani ka arritur marrëveshje me sulmuesin shkodran, Sidrit Guri.

Portali raporton se 28-vjeçari ka arritur marrëveshje me Ballkanin dhe shumë shpejt pritet edhe zyrtarizimi. Guri së fundmi ishte pjesë e Shkëndijës, me të cilën skuadër gjithashtu luajti në ndeshjet e Ligës së Konferencës, duke shënuar dhe dy gola.

Në edicionin që lamë pas, në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, Guri u paraqit në 24 ndeshje duke shënuar 10 gola e duke dhuruar tri asistime.

Më parë, Guri ka luajtur në Belgjikë te Oostende si dhe në Shqipëri te Kukësi, Korabi, Vllaznia, Kastrioti dhe Besa e Kavajës.

Leave a Reply