Sokol Cikalleshi edhe zyrtarisht vazhdon karrierën në Arabinë Saudite!

Sokol Cikalleshi karrierën e tij do ta vazhdojë në Arabinë Saudite, duke veshur fanellën e skuadrës së Khaleej, skuadër kjo që sapo është ngjitur në elitën e këtij vendi.

Cikalleshi te Khallej do të luaj në formë huazimi për një vit, ndërsa nga tabori i Konjaspor, në pronësi të së cilës skuadër është deri verën e vitit 2024, bëjnë me dije se skuadra arabe  ka të drejtën e blerjes në fundin e sezonit, nëse sulmuesi i Kombëtares shqiptare i bind me paraqitjet e tij.

32 vjeçari largohet kështu pas shtatë vitesh nga Turqia, teksa ka luajtur me klube si Bashakshehir, Akhisar, Osmanlispor, Goztepe, Akhiraspor dhe Konjaspor së fundmi.

Në elitën e futbollit turk, Cikalleshi numëron 161 ndeshje, 37 gola dhe 14 asistime.

Leave a Reply