Struga Trim Lum prezanton ish futbollistin e FC Shkupit! (VIDEO)

Struga Trim Lum pasditën e sotme ka prezantuar ish futbollistin e FC Shkupit, Edis Maliqin, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për një futbollistë 27-vjeçar, që luan në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa i njëjti së fundmi ishte pjesë e Dinamo Tiranës.

Maliqi në këtë mënyrë rikthehet në futbollin tonë vendor, edhe atë pas plotë 4 viteve, kur për herë të fundit luante me FC Shkupin.

Ndryshe në futbollin vendor, Maliqi kishte luajtur edhe me të rinjët e Rabotniçkit dhe Makedonija GJ.P, ndërsa në futbollin shqiptarë përveç me Dinamon,  kishte luajtur edhe me Kukësin.

Maliqi, gjithashtu kishte pasur edhe një aventurë një vjeçare te Lokomotiva e Zagrebit, mirëpo duke mos arritur të lëjë gjurmë.

Te Struga Trim Lum, Maliqi vjen si agjent i lirë, ndërsa do të jetë një ndihmesë e madhe për prapavijën, në veçanti krahun e djathtë të mbrojtjes. (infOSport.mk)

Leave a Reply