Masevski sërish  u kujdes për fitoren Sileksit, Struga TL kërkon 7 nga 7, FC Shkupi këndelljen (VIDEO)

Sileksit i ka mjaftuar goli i Damjan Masevskit për të arkëtuar edhe 3 pikë të tjera në kampionat. Sulmuesi 21-vjeçar, sërish u aktivizua nga bankina, dhe sërish arriti të shënojë, këtë herë ndaj Makedonija GJ.P në Shkup, njofton “infOSport.mk”.

Kujtojmë, Masevski javën e shkuar në minutën e 84-të kishte shënuar golin e fitores 3:2 ndaj Tikveshit, ndërsa shënoi gjithashtu edhe golin e fitores ndaj Makedonija GJ.P, duke bërë që Sileksi të figurojë lartë në renditje.

Pas 7 xhirove të para Sileksi numëron 14 pikë,  4 më pak se Struga Trim Lum, që ndeshjen e xhiros së 7-të do ta zhvillojë sot kundër Skopjes.

Ekipi strugan kërkon të regjistrojë edhe fitoren e 7-të me rradhë, ndërsa kampiponët në fuqi të FC Shkupit kërkojnë këndelljen përballë Rabotniçkit, ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin e Çairit.

Një përballje mjaft interesante pritet të zhvillohet edhe në Kavadar, aty ku Tikveshi do të mirëpret Akademia Pandevin, ndërkohë në Prilep, Pobeda do të kërkojë fitoren e parë sezonale përballë Bregallnicës nga Shtipi.

Që të gjitha ndeshjet e sotme nisin në ora 16:00, ndërsa të theksojmë se skuadra e Shkëndijës këtë xhiro është e lirë. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 7

Makedonija GJ.P 0:1 Sileksi
Struga Trim Lum 16:00 h Skopje
FC Shkupi 16:00 h Rabotniçki
Pobeda 16:00 h Bregallnica
Tikveshi 16:00 h Ak.Pandev
Shkëndija – e lirë  

Leave a Reply