Shkëndija e Osmanit në fundjavë test me Gostivarin

Shkëndija e Tetovës para disa ditëve sërish i’a besoi postin e trajnerit Qatip Osmanit. Ky i fundit debutoi me një barazim pa gola ndaj FC Shkupit në Tetovë, ndërsa i njëjti të shtunën do të ketë mundësi të testojë sërish futbollisët e tij, këtë herë në një miqësore kundër Gostivarit, ndeshje kjo që në program është të shtunën me fillim në ora 15:00, njofton “infOSport.mk”.

Megjithatë Osmani në këtë ndeshje do të duhet të bëjë pa 4 futbollistë, edhe atë pa Egzon Bejtullain, Lupçe Dorievin, Reshat Ramadanin dhe Dashmir Elezin, të cilët janë grumbulluar me përfaqësueset zinxhir të vendit, përfaqësuesen A, atë të U21 dhe U19.

Ndeshjen e fundit Gostivari dhe Shkëndija e kishin zhvilluar me 21 tetor të vitit 2020 në kuadër të Kupës, kur “kuqezinjtë” shënonin fitore 1:0, ndërsa me po të njëjtin rezultat kishte përfunduar edhe miqësorja e vetme mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar po të njëjtin vit me datë 16 korrik.

Leave a Reply