Goli i Enis Bardhit në stilin “alla” Ronaldinjo nën murin e gjallë (VIDEO)

Enis Bardhi ka gjetur golin e tij të parë me Trabzonsporin në ndeshjet e Liga Europa, pasi shënoi në fitoren e thellë 4:0 ndaj Monakos, shkruan “infOSport.mk”.

Goli i Bardhit ishte i jashtëzakonshëm, me shkupjanin që vendosi të kopjoj legjendën braziliane Ronaldinjo, duke shënuar një gol mjaft të bukur nga gjuajtja e lirë, edhe atë nën murin e gjallë.

Edhe pse kohëve të fundit shumë skuadra praktikojnë që të vendosin një futbollistë të shtrirë pas murit të gjallë, një gjë të tillë nuk vendosën të bëjnë edhe futbollistët e Monakos, ndërsa këtë me mjaft mençuri e shfrytëzoi Bardhi, i cili në minutën e 57-të shënoi golin e tretë për Trabzonsporin, për të cilën skuadër gjithashtu shënuan edhe Viktor Hugo, Trezege dhe Sarr (autogol).

Me këtë fitore, Trabzonspori u barazua me pikë me Monakon në grupin “H” të Liga Europa, duke u renditur në pozitën e dytë me 6 pikë, 3 më pak se Ferencvaroshi, skuadër kjo që në ndeshjen tjetër të këtij grupi mundi Crvena Zvezdën me shifrat 2:1.

Ndryshe goli i Bardhit kundër Monakos ishte i treti, pas atyre dy golave të shënuar në kampionat ndaj Antalyaspor. (infOSport.mk)

Leave a Reply