Behar Feta dhe super goli i tij që i dha fitoren Voska Sport (VIDEO)

Voska Sport të shtunën regjistroi një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te KF Arsimi, duke vazhduar kështu garën për dy pozitat e para në renditje me Gostivarin dhe Vardarin, njofton “infOSport.mk”.

Voska Sport në këtë ndeshje regjistroi fitore 2:1, ndërsa goditjen e fundit për të siguruar 3 pikëshin, e bëri Behar Feta, me super golin e tij të realizuar në minutën e 64-të.

Shkupjani edhe pse në mesjavë u ishte nënshtruar disa terapive në Tiranë, megjithatë gjeti forcë për tu paraqitur kundër KF Arsimit, duke u inkuadruar në lojë në fillimin e pjesës së dytë.

Feta realizoi një gol mjaft të bukur nga ana e majtë, kur me të djathtën e tij prodhoi një trajektore që gjeti këndin e duhur, duke realizuar në ato momente golin e dytë dhe të fitores për Voska Sport.

Ndryshe për Behar Feta, ishte ky goli i 8-të i shënuar këtë edicion, duke rezultuar njëherit edhe si golashënuesi më i mirë i Voska Sport, para kapitenit Izair Emini, që ka 7 gola.

Pikërisht Emini dje realizoi golin e parë për Voska Sport përballë KF Arsimit, kur doli të jetë i saktë nga pika e bardhë. (infOSport.mk)

Leave a Reply