Ballkani nuk gabon, mund Phoenix-in dhe kalon tutje në Kupën e Kosovës!

Ballkani i Suharekës është kualifikuar në raundin e dytë të Kupës së Kosovës, pasi sot në ndeshjen e fundit të 1/16 së finales eliminoi ekipin e Phoenix, duke e mundur me shifrat 3:1 në udhëtim, njofton “infOSport.mk”.

Golat e fitores për “portokallezinjtë” i realizuan Zarubica (23’), Kuç (64’) dhe Gripshi (87’), derisa golin e vetëm për ekipin e Phoenix e realizoi Ediae Precius.

Befasia më e madhe e kësaj faze ishte eliminimi i Dritës së Gjilanit, që u mund nga Liria e Prizrenit.

Leave a Reply