Argjentina rikthehet në lojë, mund dhe eliminon Meksikën nga “Qatar 2022”

Argjentina rikthehet tek fitorja, pas asaj disfate të papritur nga Arabia Saudite në ndeshjen e parë të grupit “C”, njofton “infOSport.mk”.

Argjentina e Messit sonte në stadiumin “Lusail” para 88 966 shikuesve mundi Meksikën me rezultatin 2:0, duke rikthyer shanset reale për kualifikim në ndeshjet e 1/8 së finales.

Golat e bukur të Lionel Messit (64’) dhe futbollistit të ri, Enco Fernandes (87’), i sollën tre pikët e para Argjentinës në këtë Botëror, pas asaj disfate të papritur në ndeshjen e parë ndaj Arabisë Saudite.

Argjentinasve tashmë ju mbetet ndeshja me Poloninë, teksa me fitore do të kishin siguruar vendin e parë në grup. Në rast të një barazimi atëherë do të duhet të prisnin epilogun e takimit tjetër midis Arabisë Saudite dhe Meksikës, me arabët që me fitore do siguronin një vend për në raundin e dytë eliminatorë, ndërkohë një disfatë e dytë Argjentinën do e eliminonte nga “Qatar 2022”.

Pozita e parë për Argjentinën në grup do ju mundësonte atyre që ti shmangen një përballje me Francën e vendit të parë në grupin “D”. Në rast të pikëve të barabarta në grup, edhe pse në rastin konkret te grupi “C”, nuk do të ndodhte një gjë e tillë, fillimisht vlerësohet gol-averazhi.

Leave a Reply