Ndeshja midis Argjentinës dhe Meksikës hyri në historinë e Botëroreve!

Ndeshja midis Argjentinës dhe Meksikës në kuadër të grupit “C” në Botërorin “Qatar 2022” u zhvillua para 88 966 shikuesve, aq sa është edhe vetë kapaciteti i stadiumit “Lusail”.

Bëhet kështu kjo ndeshja më e ndjekur jo vetëm që nga fillimi i Botërorit në Katar, por që nga finalja e vitit 1994 në SHBA midis Brazilit dhe Italisë, kur këtë ndeshje e kishin ndjekur plotë 94 194 tifoz.

Argjentina mundi Meksikën me shifrat 2:0 sonte, duke u pozicionuar në vendin e dytë të grupit, menjëherë pas Polonisë, që më herët mundi Arabinë Saudite me rezultatin 2:1.

Ndryshe golat për Argjentinën përballë Meksikës i realizuan Lionel Messi dhe Enco Fernandes. Në ndeshjen e fundit të grupit “C”, Messi me shokë do të përballen me Poloninë e Levandovskit. (infOSport.mk)

Leave a Reply