FC Shkupi demoloi Pobdën në Prilep, Shkëndija prish festën e “Ballistëve”, vetëm barazim me Tikveshin

FC Shkupi ka demoluar Pobedën midis Prilepit, duke shënuar fitore 6:0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Ligën e Parë, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Cairi shkëlqeu gjatë gjithë ndeshjes, duke shënuar nga 3 gola në secilën pjesë.

Valid Hamidi shënoi dy gola në këtë takim, nga një në secilën pjesë, ndërsa nga një gol realizuan Kristijan Trapanovski, Fredy Alvarez, Renato Cefas dhe Inasio Kueven.

Për dallim nga FC Shkupi, skuadra e Shkëndijës bëri edhe një hap tjetër fals, duke barazuar pa gola kundër Tikveshit dhe duke prishur festën e “Ballistëve”, që festojnë 30-vjetorin e themelimit.

Rabotnicki u rikthye tek fitorja, duke mundur Makedonija GJ.P në derbin lokal të Shkupit. Rushevic dhe Alimi shënuan golat për “romantikët”, ndërsa pas 8 ndeshjeve pa fitore Skopje mundi Akademia Pandevin, duke lëshuar pozitën e fundit në renditje. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 16

Sileksi 1:2 Struga Trim Lum
Shkëndija 0:0 Tikveshi
Pobeda 0:6 FC Shkupi
Rabotnicki 2:0 Makedonija GJ.P
Skopje 2:1 Ak.Pandev
Bregallnica e lirë

 

Leave a Reply