Eskalon situata në SuperKupën e Kosovës në basketboll, përleshje mes “Plisave” dhe “Torcidave”

Ka eskaluar situata në finalen e Superkupës së Kosovës në basketboll, që në këto momente po zhvillohet në Prishtinë, njofton “infOSport.mk”.

Pas përfundimit të pjesës së parë, që u mbyll me shifrat 28:23 në favor të skuadrës së Sigal Prishtinës, një përleshje masive ka ndodhur mes tifozëve të të dyja skuadrave.

Ndryshe çereku i parë dhe i dytë, dhuruan një superndeshje, edhe pse edhe në ato pjesë ndeshja ishte ndërprerë për disa minuta.

Pas dy-tri paralajmërimeve radhazi nga spikeri i ndeshjes, tifozët nuk u ndalën së hedhuri mjete shpërthyese në tribuna.

Megjithatë, kjo superndeshje rifilloi dhe basketbollistët e të dyja skuadrave bën paraqitje të mire.

Pak minuta më parë ishte ndërprerë ndeshja për shkak të hedhjes së mjeteve piroteknike në parket, me ç’rast gjyqtarët vendosën të çojnë skuadrat në dhomat e zhveshjes.

Për të qetësuar situatën ka reaguar edhe policia kosovare. (infOSport.mk)

Leave a Reply