Voska Sport me një darkë të përbashkët u përshëndet me futbollistët, me të cilën në pranverë do luftojë titullin

Voska Sport, një skuadër kjo shumë simpatike, që garon në Ligën e Dytë, nën udhëheqësinë e Nefi Useinit, për të dytin vit me rradhë do të tentojë inkuadrimin në Ligën e Parë, duke bërë që edhe qyteti i bukur i Ohrit pas shumë vitesh të sheh futboll elitarë, shkruan “infOSport.mk”.

Edicionin e kaluar kjo skuadër u ndal vetëm në pozitën e dytë në Ligën e Dytë – Perëndim, menjëherë pas Sileksit, me ç’rast një vend për në mesin e më të mirëve duheshe që ta sigurojë përmes ndeshjes së balotazhit. Aty Voska Sport ishte e pafat, pasi u mund nga Tikveshi, ndërsa dëshira e tyre është që edhe këtë vit të pozicionohen të paktën në pozitën e dytë, pozitë kjo që për dallim nga edicioni i kaluar, tashmë këtë skuadër e sheh në Ligën e Parë, kjo për shkak se nga ky edicion kemi vetëm një ligë të dytë unike me 16 skuadra konkurruese.

Në mesin e gjithë këtyre, Voska Sport u rendit në pozitën e tretë me 34 pikë, vetëm 3 pikë më pak se lideri Gostivarit dhe dy më pak se Vardari, ndaj së cilës skuadër edicionin e kaluar e kishte fituar luftën.

Mbetet të shihet nëse edhe këtë vit do përsëris një gjë të tillë skuadra shqiptare nga Ohri, që me Nefi Useinin në krye ka rikthyer frymën e futbollit në këtë qytet, aty ku sot ekipi bashkë me drejtuesit dhe stafin me në krye trajnerin Berat Imeri, kishin ngrënë darkën e fundit të përbashkët për vitin 2022.

Pas kësaj darke, ekipi edhe zyrtarisht është në pushim, ndërsa të gjitha janë të mendimit se Voska Sport ka forcë dhe kualitet që në vitin 2023, ëndërrën ta bëjë realitet dhe të ngjitet në mesin e më të mirëve në futbollin vendor. (infOSport.mk)

Leave a Reply