Kampionët e vjeshtës përmes një video materiali nga dreka e fundit e përbashkët shkojnë në pushim të merituar (VIDEO)

FC Struga Trim Lum pa dyshim se këtë vit arriti suksesin më të madh historik, duke u shpallur kampion vjeshte për herë të parë në histori. Skuadra që menaxhohet nga Kompania e mirënjohur “Trim-Lum”, me pronar Mendy Qyra ka bërë një punë të shkëlqyer brenda pak viteve, duke pasur parasysh se dy vite më parë luajti në garat europiane, ndërsa vlen të theksohet se është themeluar vetëm në vitin 2015-të, duke u ngjitur për çdo sezon nga një rang më lartë.

Tashmë kur klubi vazhdon të ketë një mbështëtje të fuqishme nga familja Qyra, futbollistëve ju mbetet vetëm të vazhdojnë rrugëtimin e nisur gjatë stinorit vjeshtorë, ashtu që verën e vitit 2023 të shkruajnë historinë më të re me shkronja të arta.

Kujtojmë, Struga Trim Lum përveç që pjesën e parë të sezonit 2022/2023 e mbylli në pozitën e parë me 37 pikë, 3 më shumë se FC Shkupi i vendit të dytë, kjo skuadër gjithashtu ka siguruar një vend edhe në gjysmëfinale të Kupës.

Janë këto dy pistat, përmes të cilave skuadra strugane në vitin 2023 do të mundohet të bëjë më të mirën, ndërsa sot përmes një drekë të përbashkët, ku fjalë rasti morrën trajneri Srgjan Zaharievski, Drejtori Sportiv, Besart Isaku si dhe njëri nga pronarët e klubit, Lum Qyra, gjithë futbollistëve ju uruan për këtë sukses, duke i lënë të lirë që nga sot, e deri me 9 janar, kur të gjithë sërish do të vihen nën urdhërat e trajnerit për të vijuar me misionin që kanë para vetes. (infOSport.mk)

Leave a Reply