Pako me dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta të Strugës nga kampionët e Struga Trim Lum

Në ambientet e Qendrës së fëmijëve me nevoja të veçanta në Strugë sot qëndruan disa nga futbollistët e Struga Trim Lum.

Ata si çdo vit, edhe këtë vit me rastin e festave të fundvitit ju shpërndanë paketa gjithë fëmijëve të kësaj qendre.

Prezenca e futbollistëve të ekipit të Struga Trim Lum gëzoi tej mase këta fëmijë të mrrekullueshëm, të cilët patën rastin për disa minuta të tëra të shoqërohen me kampionët vjeshtor të Ligës së Parë.

Leave a Reply