Talenti dibran, Ujkan Muça prezantohet te Voska Sport

Ujkan Muça është futbollisti i rradhës që është prezantuar nga ana e drejtuesve të Voska Sport. Bëhet fjalë për një sulmues të talentuar, i cili me skuadrën e Voska Sport është lidhur me një kontratë një vjeçare.

Ai skuadrës shqiptare nga Ohri iu bashkua nga skuadra rivale e Gostivarit. Ndryshe Ujkan Muça është një produkt i Korabit, ndërsa si kadetë ai ishte transferuar te Akademia Pandev, ku kishte kaluar për dy vite e gjysmë.

Ai gjithashtu për një periudhë të shkurtër kishte luajtur edhe me ekipin e të rinjëve të Shkëndijës, ndërsa kishte qenë edhe pjesë e një kampi stërvitor të skuadrës së njohur zviceriane të Cyrihut. (infOSport.mk)

Leave a Reply