Krivanjeva: Ambiciet e Struga Trim Lum më bënë që të ju them “PO”

Besart Krivanjeva menjëherë pas nënshkrimit të kontratës me ekipin e Struga Trim Lum, ka dhënë edhe deklaratën e parë si pjesë e kësaj skuadre, që stinori vjeshtorë e mbylli në pozitën e parë, shkruan “infOSport.mk”.

Siç ju njoftuam më herët, Krivanjeva me Struga Trim Lum ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë, ndërsa në prononcimin e tij për faqen e klubit, i njëjti ka pranuar se pikërisht ambiciet e drejtuesve të klubit strugan kanë bërë që të pranojë ofertën e tyre.

“Jam shumë i lumtur që rikthehem në futbollin vendor, e për më tepër që do jem pjesë e një klubi shumë mirë të organizuar me ambicie të larta. Të gjithë e dimë ecurinë e Struga Trim Lum dhe mund të them se kjo skuadër duhet të jetë modul edhe për të tjerët se si arrihet deri te suksesi. Pikërisht këto detaje bënë që unë të ju them ‘PO’, me shpresë se në fund së bashku do arrijmë objektivin” – u shpreh Besar Krivanjeva, i cili beson se këtë vit me Struga Trim Lum mund të shkruajnë historinë.

“Përveç se jemi në pozitën e parë, e që automatikisht na bënë të mendojmë edhe për titullin e kampionit, neve si skuadër jemi në garë edhe për trofeun e Kupës. Shpresoj të kemi fat në të dyja garat, edhe pse besoj se sukses do ishte të sillnim edhe njërin prej trofeve, duke shkruar në këtë mënyrë historinë e klubit, që mos të harrojmë është themeluar vetëm në vitin 2015-të, ndërsa tashmë është në garë edhe për titullin kampion. Besoj se ky është një sukses i jashtëzakonshëm dhe pasqyrë e gjithë asaj pune që kanë bërë drejtuesit deri më tash” – përfundoi intervistën e tij, Krivanjeva, i cili në elitën e futbollit vendor numëron plotë 150 ndeshje. (infOSport.mk)

Leave a Reply