“Infosport.mk” zbulon detaje nga transferimi i Krivanjevës te Struga Trim Lum

Struga Trim Lum para pak çastesh prezantoi mbrojtësin Besart Krivanjeva, i cili në këtë mënyrë pas plotë 18 muajve rikthehet të luaj në futbollin vendor. Ai së fundmi ishte pjesë e Gjilanit të Kosovës, ndërsa verën e vitit 2021 kishte vendosur të largohet nga Maqedonia, duke iu bashkuar skuadrës së Egnatias.

Atë kohë, Krivanjeva te skuadra nga Rrogozhina u transferua nga rradhët e FC Shkupit, ku edhe kishte kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij, ndërsa tashmë i njëjti do të veshë fanellën e Struga Trim Lum, që stinorin vjeshtorë e mbylli si kampion.

Siç mëson “infOSport.mk”, Krivanjeva me Struga Trim Lum ka arritur kontratë për dy vite e gjysmë, ndërsa i njëjti te kjo skuadër do të veshë fanellën me numër 16.

Shkupjani 26-vjeçar bëhet kështu përforcimi i dytë i Struga Trim Lum gjatë këtij afati kalimtarë, pas Mexhit Nezirit.  (infOSport.mk)

Leave a Reply