Strugani Atdhe Mazari në pranverë do luaj me Rabotniçkin

Strugani Atdhe Mazari sezonin pranveror do të luaj me ekipin e Rabotniçkit. Sulmuesi i krahut te skuadra shkupjane vjen nga rradhët e Pobedës, aty ku gjatë stinorit vjeshtorë në 16 ndeshje realizoi 4 gola, njofton “infOSport.mk”.

21-vjeçari Mazari e kishte nisur me fatosët e Shkëndijës, për të luajtur më pas edhe me juniorët e Struga Trim Lum, nga e cila skuadër janarin e vitit 2021 u transferua në ekipin e parë të Ohrid Lihnidos.

Te kjo skuadër qëndroi për një vit, për t’iu bahskuar më pas Pobedës, të cilën skuadër e ndihmoi për tu ngjitur në elitë, aty ku gjithsej numëron 23 ndeshje.

Me Rabotniçkin Mazari ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, duke u bërë futbollisti i katërt që i bashkohet skuadrës nga Parku i Qytetit, pas Kire Markoskit, Stefan Despotovskit dhe portierit Filip Iliq. (infOSport.mk)

Leave a Reply