Me Totre në skuadër, Shkëndija zhvilloi ditën e parë të përgatitjeve në Antalia

Me Ennur Totren në skuadër, Shkëndija gjatë ditës së sotme ka realizuar dy seanca stërvitore. Ishte kjo vetëm dita e parë e përgatitjeve në Turqi për skuadrën e Shkëndijës, që vetëm dje ishte akomoduar në Antalia të Turqisë.

Pas pjesës së parë të realizuar në Tetovë, Shkëndija në Antalia hyn në periudhën kur paralel me pjesën fizike dhe tekniko-taktike, duhet të mendojë edhe për ndërtimin e lojës prej ku do të filtrohet edhe formacioni ideal për gjysmësezonin pranveror.

Kësisoj skuadra ka planifikuar edhe disa ndeshje miqësore, ndërsa të parën në program do ta ketë të shtunën kundër skuadrës sllovene të NK Mura, pjesë e së cilës është edhe ish futbollisti i Shkëndijës, Leard Sadriu, por gjithashtu edhe sulmuesi kosovar, Mirlind Daku. (infOSport.mk)

Leave a Reply