Barcelona me plane të qarta për në verë, mësoni 3 emrat e zgjedhur nga “katalunasit”!

Skuadra e Barcelonës ka një plan konkret për merkaton e verës. 3 janë emrat kryesorë ku do të fokusohet merkato e ekipit “katalunas”.

Ata janë mesfushori belg Janik Karasko që luan me Atletiko Madridin, mesfushori maroken Sofian Amrabat që luan me Fiorentina si dhe sulmuesi brazilian Vitor Roke.

Sipas “Mundo Deportivo”, që të tre këta futbollistë kanë shfaqur dëshirën e tyre për të veshur fanellën e skuadrës “blaugrana” në të ardhmen.

29 vjeçari Karasko ka një kontratë deri në verën e vitit 2024 me Atletikon, ndërsa vlera e tij në treg është rreth 30 milionë euro. Po kjo shumë është edhe për talentin e ri brazilian Vitor Roke. 18-vjeçari brazilian luan me kombëtaren U-20 të Brazilit dhe konsiderohet si e ardhmja e sulmit botëror.

Barcelona kërkon ta mbyllë sa më shpejt transferimin e tij dhe më pas ta dërgojë te skuadra B për të fituar përvojë.

Po 30 milionë vlen edhe kartoni i Amrabat, që gjithashtu ka një kontratë deri në vitin 2024 me skuadrën italiane të Fiorentinës.

Leave a Reply