Struga Trim Lum vazhdon përgatitjet në Strugë, trajneri Zaharievski flet për fazën në Turqi

Prej sot skuadra e Struga Trim Lum ka filluar me fazën e tretë dhe të fundit të përgatitjeve, të cilat do i zhvillojmë në Strugë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra kampione e vjeshtës të hënën u rikthye nga Turqia, aty ku kaloi fazën kryesore të përgatitjeve, nga të cilat shumë i kënaqur kishte mbetur trajneri Zaharievski.

Ai në një prononcim për faqen zyrtare të klubit në “facebook”, kishte folur për kushtet, ndeshjet kontrolluese si dhe angazhimin e futbollistëve dhe përgatitjen e tyre për stinorin pranverorë.

 – Përgatitjet në Turqi…

Kemi punuar maksimalisht, e ku u munduam të vjedhim çdo moment për të kaluar sa më shumë në fushë, pasi kushtet në Turqi në çdo kuptim të fjalës ishin në një nivel shumë më të lartë se sa këtu tek neve.”

– Ndeshjet kontrolluese…

Po, kemi luajtur 5 ndeshje ku të gjithë lojtarët në përgjithësi kishin minuta të barabarta, e gjithë kjo që në pjesën pranverore të kemi një ekip kompakt.”

– Angazhimi i futbollistëve…

Jam i kënaqur me atë që lojtarët treguan në stërvitje dhe në ndeshjet e zhvilluara, por gjithsesi mund të them se ende nuk jemi në nivelin e dëshiruar që mendoj se do të jemi në fillim të kampionatit.” – është shprehur Zaharievski, i cili me bashkëpunëtorët e tij do të përgatis skuadrën tashmë në Strugë, aty ku skuadra pas dy ditëve pushim sot zhvilloi stërvitjen e parë.

Këto përgatitje të fundit do të japin pasqyrën reale të skuadrës nga ajo se çfarë ekipi ka punuar gjatë gjithë këtyre javëve, e ku pa dyshim se bateritë kishte mbushur në Antalia të Turqisë, aty ku kishte zhvilluar ndeshje me skuadra ndërkombëtare, e që me siguri se do i shërbejnë shumë skuadrës për në ndeshjet e stinorit pranveror.

Kujtojmë, stinori pranveror në elitën e futbollit vendor starton me 19 shkurt, ndërsa Struga Trim Lum ndeshjen e saj të parë do ta zhvillojë në transfertën në Kavadar kundër Tikveshit. (infOSport.mk)

Leave a Reply