Kur një gol ta ndryshon fatin e jetës, ja se si i kushtoi me jetë shënimi i një goli spektakolar Kristian Atsus

Për një futbollist shënimi i një goli është diçka e veçantë, e sidomos nëse flasim për golin debutues. Një gjë të tillë kishte arritur Kristian Atsu, megjithatë goli i tij i parë doli të jetë i kobshëm për nigerianin, i cili gjeti vdekjen.

Sulmuesi ganez iu bashkua skuadrës turke në shtator të vitit 2022, por që nuk gjeti shumë hapësira.

Atsu realizoi golin e parë me fanellën e skuadrës turke më 5 shkurt, një ditë para tërmetit famëkeq që i solli vdekjen mijëra personave, por edhe vetë atij.

Por goli i shënuar në minutën e 97-të ndaj Kasimpashas në fitoren 1:0 të Hatayspor, i ndryshoi fatin e jetës sulmuesit ganez.

31-vjeçari nuk kishte shumë hapësira dhe pas ndeshjes më 1 shkurt ndaj Gazientep kërkoi largimin nga skuadra, kërkesë që u pranua nga drejtuesit e klubit, por edhe nga trajneri Volkan Demiral.

Atsu kishte nxjerr biletën e aeroplanit për tu rikthyer në Francë dhe fluturimin e kishte më 5 shkurt në ora 23:00, vetëm gjashtë orë para tërmetit të tmerrshëm.

Por atë ditë ganezi ishte inkuadruar në lojë në sfidën ndaj Kasimpashas dhe shkëlqeu në ato 8-të minuta, duke realizuar edhe një gol spektakolar për t’i dhënë fitoren ekipit të tij 1:0.

Ai goli solli shpresë për të qëndruar, pasi edhe trajneri Volkan Demirel i kërkoi qëndrimin dhe lojtari pranoi, duke anuluar biletën e avionit.

Por goli ndaj Kasimpashas doli që t’ia ndryshoj fatin e jetës Atsus, pasi ai vendosi të mbetej në Hatay vend ku gjeti edhe vdekjen.

Ish-reprezentuesi ganez qëndroi nën rrënoja për 12 ditë, kur mëngjesin e ditës së sotme (18 shkurt) u nxjerr nga rrënojat trupi i tij i pajetë.

Atsu gjatë karrierës së tij ka luajtur në Portugali me Porton dhe Rio Aven, derisa në Angli për Celzin, Evertonin, Burnmauti dhe Njukasëll Junajtedi, derisa provoi veten edhe në Holandë me skuadrën e Vitesses dhe në Spanjë, duke luajtur me fanellën e Malagas.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply