Liga e Konferëncës, Lacio përballë holandezëve të AZ, Uest Hami me fat

Liga e Konferencës, ashtu si ajo e Liga Europës, ka mësuar 8 sfidat e saj të fazës së 1/8-ave.

Lacio e Elseid Hysajt do të ndeshet me AZ Alkmarin holandez, ndërsa dy skuadrat tuke, Sivaspori dhe Bashakshehiri, për kundërshtarë do të kenë Fiorentinën, gjegjësisht Gentin.

Goglat u dukën të mëshirshme me Uest Hamin, që do të ketë përballë AEK Larnacën, ndërsa Vijareali do të ndeshet me Anderlehtin.

Bazeli i Taulant Xhakës do të luajë kundër Slovan Bratislavës, ndërsa në dy ndeshjet e fundit, Leh Poznan do të luaj me suedezët e Djurgarden, ndërsa ekipi i Sherif Tiraspol, që eliminoi Partizanin e Beogradit, në këtë fazë do të luaj me skuadrën franceze të Nica.

Këto ndeshje në program do jenë me datë 9 dhe 16 mars. (infOSport.mk)

Leave a Reply