Rashica shënoi, por Konjaspor ndërpreu serinë e fitoreve të Galatasarajit (VIDEO)

Konjaspor regjistroi fitore 2:1 përballë Galatasarajit në ndeshjen e vlefshme të javës së 26-të në Superligën turke, duke i dhënë fund serisë prej 14 fitoreve të skuadrës gjigande nga Stambolli, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Okan Buruk nuk gabonte që nga 22 tetori, kur kishte barazuar 2:2 si vendas kundër Alanyaspor. Pas kësaj ndeshje Galatasaraji regjistroi edhe tre suksese të tjera në kuadër të Kupës së Turqisë, duke arritur 17 fitore gjithsej në ndeshjet zyrtare, mirëpo që kjo seri e bukur u ndërpre sonte në Konja.

Galatasaraji e nisi mirë ndeshjen, duke avansuar me golin e yllit të përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, i cili mjaft mirë në ato momente shfrytëzoi pasimin e Kerem Akturkogllu.

Vendasit barazuan rezultatin ka mesi i pjesës së dytë me anë të Soner Dikmen, ndërsa në kohën shtesë Ogluxhan Ulgun u përkujdes për tre pikëshin e rradhës të Konjaspor. Për mbrojtësin Ulgun ishte ky goli debutues këtë edicion me fanellën e Konjaspor, skuadër kjo që pas 25 xhirove renditet në pozitën e 8-të me 34 pikë. Pavarësisht kësaj disfate, Galatasaraji mbetet lider në Superligën turke me 60 pikë, 9 më shumë se Fenerbahçe, që ka edhe dy ndeshje më pak. (infOSport.mk)

Leave a Reply