Agim Ademi është në liri, ka marrë ftesë për intervistë në polici

Në mediat kosovare pasditën e sotme bëri shumë bujë informacioni për gjoja arrestimin e presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Mirëpo gjithçka ka rezultuar e fryrë nga mediat dhe e pavërtetë, pasi Ademi është në liri dhe të mërkurën duhet të paraqitet në polici për një intervistë shtesë. Presidenti i FFK-së ka qëndruar sot në stacionin policor ku është intervistuar dhe është lënë i lirë.

“Policia e Kosovës, sot në orët e pasditës ka intervistuar në stacion policor një person/zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.

Raportimi në media për kinse arrestimin e kreut të FFK-së nuk qëndron dhe se nuk ka ndonjë urdhër arrest siç raportohet. Të njëjtit i është lënë një ftesë për tu paraqitur në polici për intervistim gjatë ditës së nesërme.

Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në komunikatën e policisë së Kosovës.

Leave a Reply