Milani “blindon” Leaon

Milani dhe Rafael Leao kanë arritur një marrëveshje verbale për një rinovim të kontratës. Një gjë të tillë ka bërë të ditur Matteo Moretto, sipas të cilit Milani do të paguajë gjobën që Leao duhet ta kishte paguar pasi që e shkëputi kontratën në mënyrë të njëanshme me Sporting Lisbonën.

Shuma që Leao i kishte borxh Sportingut ishte afro 19 milionë euro.

Me rinovimin e kontratës, Leao do të bëhet një nga lojtarët më të paguar te Milani, duke përfituar afro pesë milionë euro në vit.

Leave a Reply