Lajm i hidhur për botën e atletikës, kampionja Tori Boui gjendet e vdekur!

Ish-kampionja e botës në sprint dhe njëherit kampione olimpike në stafetë, Tori Boui ka ndërruar jetë në moshën e saj 32-vjeçare.

“Jemi të shkatërruar nga lajmi i trishtuar që Tori Boui ka ndërruar jetë. Kemi humbur një klient, një mik të dashur, një vajzë dhe një motër. Jemi zemërthyer dhe lutjet tona janë me familjen dhe miqtë” thuhet në deklaratën e kompanisë menaxhuese të atletes, ndërsa shkaku i vdekjes së saj ende nuk dihet.

Në Lojërat Olimpike të vitit 2016-të, të zhvilluara në Rio de Zhaneiro, Boui fitoi medaljen e artë me stafetën amerikane. Ajo fitoi medaljen e argjendtë në 100 metra dhe medaljen e bronztë në 200 metra.

Atletja amerikane suksesin më të madh e arriti në vitin 2017-të,  kur u bë kampione e botës në disiplinën më atraktive, 100 metra dhe në stafetë. Ajo gjithashtu përfundoi e katërta në kërcimin së gjati në Kampionatin Botëror në Londër.

Tori Boui fitoi medaljen e saj të parë të madhe në Kampionatin Botëror 2015 në Pekin, kur ishte e bronztë në 100 metra. Koha e saj më e mirë në këtë disiplinë ishte ishte 10.78 sekonda, me ç`rast kjo është koha e 17-të më e shpejta në histori.

Leave a Reply