
Të dielën në elitën e futbollit vendor në program janë ndeshjet e xhiros së 31-të. Kjo xhiro prodhon edhe super derbin shqiptarë, FC Shkupi-Shkëndija, mirëpo këtë edicion si duket më shumë vëmendje në të njëjtën xhiro do të marrë Struga Trim Lum dhe ndeshja e tyre me Sileksin në qytetin e bukur të Strugës, aty ku mund të vendoset edhe titulli i kampionit.
Që të dyja ndeshjet startojnë në ora 17:00, njëjtë sikurse edhe 3 ndeshjet tjera të kësaj xhiroje, e ku vëmendja do të përqëndrohet edhe njëherë tjetër në Strumicë, në ndeshjen Akademia Pandev – Tikveshi, me vendasit që shohin të zënë trenin e fundit që edhe përfundimisht të sigurojnë mbijetesën.
Në rast se dështojnë të fitojnë, atëherë ringjallen sërish shpresat e skuadrës së Skopjes, që këtë xhiro do të jetë e lirë.
Rabotniçki në Shkup do të mirëpret Bregallnicën, ndërkohë në ndeshjen e fundit Makedonija GJ.P, shihet si favorite absolute përballë Pobedës, që sërish do të luaj në Ligën e Dytë. (infOSport.mk)
LPFMV – Java 31 |
||||||||||||||||||
|