Voska Sport dhe Gostivari në Ligën e Parë, Vardari në balotazh, ja cilat skuadra bien nga Liga e Dytë

Liga e Dytë futbollistike e Maqedonisë ka ulur siparin për sezonin 2022/23. Që më herët dihej se dy skuadrat shqiptare, Voska Sport dhe Gostivari do të luajnë në Ligën e Parë, edhe atë me plotë meritë, shkruan  “infOSport.mk”.

Këto dy skuadra edhe në xhiron e fundit treguan supermacinë e tyre, duke regjistruar fitoret e rradhës. Voska Sport e Berat Imerit mundi Borecin në Veles me shifrat 7:1, ndërkohë Gostivari në Strugë me rezultatin 2:0 mundi Karaormanin.

Vardari, që ligën e parë e shpreson përmes ndeshjes së balotazhit, sot u mund nga Kozhuvi në Gjevgjeli.

Sasa-a nga Kamenica i ka mjaftuar një barazim pa gola në Manastir për të luajtur edhe vitin tjetër në Ligën e Dytë, aty ku më nuk do të jenë Lokomotiva, Sloga Vinica dhe Boreci, ndërkohë Teteksi do të luaj në balotazh. (infOSport.mk)

LDFMV – Java 30

Boreci 1:7 Voska Sport
Karaormani 0:2 Gostivari
Kozhuvi 3:1 Vardari
Arsimi 3:4 Teteksi
Lokomotiva 2:0 Besa Dobërdoll
Pelisteri 0:0 Sasa
Detonit 2:1 Slloga Vinica
Ohrid 3:0 Bellasica

Leave a Reply