Agim Ademi mirëpret në konak Sejdinin dhe Bastarin

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur sot në Prishtinë dy miqtë e tij të nderuar, presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamet Sejdini, dhe Denis Bastarin, menaxherin e lartë në programin “HatTrick” të UEFA-s.

Ka qenë vetë numri një i futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ai i cili ka publlikuar në rrjetet sociale një foto në natyrë bashkë me mysafirët e tij.

Ky takim ka qenë një rast i veçantë për të diskutuar për të ardhmen e futbollit në rajon dhe për të shkëmbyer mendime dhe ide për avancimin e futbollit, shkruan Ademi.

Kujtojmë, gjatë ditës së djeshme Federata e Futbollit të Maqedonisë, mbajti Kuvendin e Rregullt Vjetor, në të cilin morri pjesë edhe Denis Bastari, si përfaqësues i UEFA-s.

Leave a Reply