Mevlan Adili dhe 11 të tjerë e mbyllin aventurën me Bylis

Me të mbyllur sezoni 2022/23 në Superligën shqiptare, skuadra e Bylis, që nuk arriti të mbijetojë, ka mbyllur marrëveshjet me plotë 12 futbollistë, përfshirë këtu edhe dy nga vendi ynë, njofton “infOSport.mk”.

Fjala është për mbrojtësit Mevlan Adili dhe Aleksandar Damçevski, të cilët më nuk do të jenë pjesë e skuadrës nga Ballshi i Shqipërisë.

Adili skuadrës së Bylis iu bashkua janarin e këtij vit inga rradhët e skuadrës ruse të SKA Khabarovsk, te e cila skuadër ishte transferuar pikërisht nga kampionati shqiptarë, nga rradhët e Vllaznisë së Shkodrës.

Për dallim nga Adili, mbrojtësi tjetër Damçevski, me Bylisin ishte bashkuar verën e vitit të kaluar, kur kishte kaluar nga rradhët e Partizanit, ndërsa vlen të theksohet se 30-vjeçari asnjëherë deri më tani nuk ka luajtur në futbollin e Maqedonisë.

Përveç dyshes, Adili-Damçevski, pjesë e Bylisit në edicionin e ri, siç bënë të ditur nga vetë klubi ballshiot, nuk do të jenë edhe Stivian Janku, Vasil Zhongo, Vangjel Zguro, Joalisson Santos, Kristi Kote, Esquerdinha, Charles Atchimene, Anthony Beji, Tomoiuki Doi, Brice Tutu dhe Abu Danladi.

Drejtuesit e  Bylis kanë falënderuar që të gjitha këta futbollistë për kontributin e dhënë, duke ju uruar atyre suksese të mëtejshme në karrierë.

Më poshtë mund të shihni edhe postimin e plotë të KF Bylis në facebook:

Leave a Reply