Adetunxhi i thotë lamtumirë FC Shkupit

Një ndër sulmuesit më të mirë që ndonjëherë ka luajtur te FC Shkupi, Sandej Adetunxhi, i ka dhënë fund qëndrimit të tij te skuadra nga Çairi. Ai një gjë të tillë ka njoftuar përmes profilit të tij në Instagram, ku ndër të tjerash, shkruan:

“Ishte ky një sezon i shkëlqyeshëm për mua, debutova në Ligën e Kampionëve dhe shënova gol. Realizova gjithsej 13 gola dhe 7 asistime këtë edicion. Falendërojë tifozët për përkrahjen e tyre. Siguruam kualifikimin në Europë, duke u pozicionuar në vendin e dytë në kampionat. Shpresoj në një përvojë më të mirë në Europë. Ju falemenderit edhe njëherë tjetër për përkrahjen”.

Destinacion i tij i rradhës mund të jetë Ukraina dhe skuadra gjigande e Dinamo Kiev, aty ku Adetunxhi do të gjente ish futbollistin e Shkëndijës, Reshat Ramadani.

Nigeriani Adetunxhi te FC Shkupi erdhi gushtin e vitit 2021. Ai gjatë sezonit të fundit regjistroi gjithsej 34 ndeshje, mes kampionatit, kualifikueseve të Ligës së Kampionëve, Liga Europa dhe Ligës së Konferencës, duke regjistruar 13 gola dhe 7 asistime.

Gjithsej në Ligën e Parë zhvilloi 54 ndeshje, duke realizuar edhe 30 gola. Që në sezonin debutues me fanellën e FC Shkupit në 28 ndeshje, regjistroi 20 gola dhe 6 asistime, duke ndihmuar skuadrën që pas plotë 21 viteve të shpallet kampion. (infOSport.mk)

Leave a Reply