Pas Toshevskit, FC Shkupi transferon edhe një tjetër futbollistë nga Shqipëria!

Pas Kristijan Toshevskit, i cili erdhi nga rradhët e Tiranës, FC Shkupi është në rrugë të mirë për të transferuar edhe qendërmbrojtësin Viktor Velkovski, që gati dy vitet e fundit luante në Superligën shqiptare me skuadrën e Laçit.

Bëhet fjalë për një futbollistë 27-vjeçar, i cili në Ligën e Parë numëron gati 100 ndeshje, ndërsa në Superligën shqiptare kishte luajtur plotë 55 ndeshje me Laçin, me të cilën skuadër edicionin e fundit luajti gjithashtu edhe në ndeshjet kualifikuese të Ligës së Konferencës.

Velkoski kishte nisur karrierën te Vardari, për të luajtur më pas edhe te Pelisteri, Lubanci, Skopje, Pobeda dhe Rabotniçki, ndërsa në vitin 2019-të pati një aventurë të shkurtër edhe në futbollin grek, duke veshur fanellën e Eginiakos.

Velkoski te FC Shkupi vjen përmes menaxherit të tij, Goran Popov, i cili gjithashtu solli edhe Arbi Voshën. Ndryshe, deri më tani, skuadra “bardhekaltër” ka transferuar edhe mbrojtësin sllovak Mihael Pinter dhe mesfushorin e talentuar shqiptarë, Hamza Ramani. (infOSport.mk)

Leave a Reply