Voska Sport bënë  pazar edhe te ekipi shqiptarë i KF Deçiç, transferon sulmuesin Marushiç

Aleksa Marushiç është emri më i ri që i bashkohet skuadrës së Voska Sport. 24-vjeçari peshon tre tituj kampion, që të gjithë me skuadrën e Sutjeskas, ndërsa te Voska Sport transferohet nga rradhët e skuadrës shqiptare nga Mali i Zi, KF Deçiç.

Marushiç luan si sulmues krahu, ndërsa me ekipin shqiptarë nga Ohri ka firmosur kontratë për dy vite.

Përveç futbollit malazez, ku ka luajtur me Sutjeska Nikshiç dhe me KF Deçiç, Marushiç kishte provuar veten edhe në futbollin serb, duke veshur fanellën e Mladost.

Marushiç në elitën e futbollit malazez numëron 105 paraqitje dhe 13 gola të shënuar, ndërsa vlen të theksohet se ka qenë pjesë zinxhir e përfaqësueseve të reja të Malit të Zi, duke filluar nga ajo U17, deri në U21.

Marushiç bëhet bashkë me bashkëkombasin e tij Nikolla Stijepoviç, me të cilin kishin luajtur njëkohësisht te Sutjeska Nikshiç, aty ku gjithashtu për trajner kishin patur Miljan Radoviç, me të cilin do të bashkëpunojnë edhe te Voska Sport.

Leave a Reply