Shkëndija gati të paguajë 100 mijë euro për një fantazist brazilian!

Shkëndija është në bisedime të avansuara me brazilianin e Egnatias, Jackson. Ky i fundit aktualisht është pjesë e skuadrës së Egnatias, drejtuesit e së cilës skuadër për shitjen e kartonit të tij kërkojnë plotë 100 mijë euro.

Sipas “SuperSport” drejtuesit e Shkëndijës janë të gatshëm për të paguar këtë dëmshpërblim, vetëm e vetëm që të transferojnë fantazistin brazilian, i cili pjesë e skuadrës së Egnatias është që nga tetori i vitit 2020.

24-vjeçari në Superligën shqiptare numëron 63 ndeshje, ku ka realizuar edhe 10 gola, 7 prej të cilëve vetëm edicionin e kaluar, kur me fanellën e Egnatias regjistroi 31 ndeshje kampionale, ndërsa në 8 ndeshje të Kupës së Shqipërisë, i njëjti kishte realizuar edhe 3 gola të tjerë.

Pikërisht paraqitjet e Jackson edicionin e kaluar kanë bërë që drejtuesit e Shkëndijës të insistojnë në transferimin e brazilianit, për të cilin madje janë të gatshëm të paguajnë edhe dëmshpërblimin e duhur.

Leave a Reply